Komuna e Prishtinës ndan një tjetër grant, afro gjysmë milioni për këtë kategori

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka ndihmuar me 400 mijë euro fermerët e kryeqytet për dëmet që kishin pësuar nga reshjet.

Me anë të një postimi në Facebook, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka ndihmuar fermerët e Prishtinës me grant prej 400 mijë eurove.

“Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të rreshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizën ekonomike, atëherë gjendja është e vështire. Krahas garantëve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga rreshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se kjo është hera e parë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkak të ekonomisë ishte e domosdoshme.

Më poshtë postimi i plotë i Ahmeti: