Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj shifrave të të infektuarve në këtë komunë të paraqitura nga Instituti i Shëndetësisë Publike.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se sot janë vetëm dy raste pozitive dhe jo gjashtë siç janë paraqitur në njoftim.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë siç paraqiten ne njoftim.
Katër personat tjerë nuk janë nga komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Gerdoc.






