Komuna e Gjilanit ua uron në mënyrë skandaloze 1 Qershorin fëmijëve

Për nder të ditës së fëmijëve, komunat nëpër Kosovë po organizojnë festa për më të vegjlit.

Edhe Komuna e Gjilanit ka organizuar festë, por me gabime gjuhësore në urimin për Ditën e Fëmijëve.

Në qendër të qytetit të Gjilanit, te Teatri i Qytetit është shpalosur një afishe, në të cilën urohet Dita e Fëmijëve.

Aty shkruan “Gëzuar 1 Qeshori të dashur fëmijë. Çdo ditë është 1 Qeshori”, kështu duke e shndërruar muajin qershor në “qeshor”.