Komuna e Fushë Kosovës tregon se nga cili fshat janë të infektuar me koronavirus

Ka shkuar në 106 numri i të infektuarve në Kosovë nga koronavirusi.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106, shkruan lajmi.net.

Në mesin e të infektuarve janë edhe tre banorë të Fushë Kosovës.

E për këtë, komuna e cila udhëhiqet nga Burim Berisha, ka bërë të ditur se tre banorët e Fushë Kosovës të infektuar me koronavirus janë nga fshati Miradi e Ulët.

“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengosur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me koronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët”, thuhet në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

*Informatë *

Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengosur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët’.

Ju informojmë se situata është nën kontrollë të plotë dhe se nuk ka nevojë për karantinim dhe izolim sepse janë marrë të gjitha masat dhe është rast i izoluar.

Qytetarë të nderuar, deri më tani keni treguar kulturë dhe kujdes në parandalim të përhapjes së këtij virusi duke respektuar rekomandimet dhe udhëzimet e duhura, andaj apelojmë të vazhdojmë edhe më tej t’i respektojmë këto rekomandime dhe së bashku do i’a dalim.