Komuna e Drenasit ndan 160 bursa studimi

Sot në Drenas, studentët përfitues të bursës komunale për vitin akademik 2018/19 kanë nënshkruar kontratat për marrjen e bursës.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar kontratat për 140 bursist të nivelit të studimeve bachelor dhe 20 master, ndërsa përfitues të bursës gjithsej do të jenë 227 studentë përmes edhe donatorëve.

Ai me këtë rast iu drejtua studentëve me një fjalë rasti, duke thënë se çdo student që plotëson kriteret e konkursit do të gëzojë të drejtën e përkrahjes për marrjen e bursës.

“Kurrë mos e harroni se jeni nga Drenica, djepi i UÇK-së, vatra e lirisë dhe sakrificës shekullore për liri të Kosovës”, porositi ai studentët përfitues të bursës komunale.