Komuna e Deçanit furnizon QKMF-në me pajisje mbrojtëse ndaj koronavirusit

Në Deçan nuk ka asnjë të prekur me COVID-19, mirëpo komuna është përkujdesur për stafin shëndetësorë të QKMF-së.

Ndonëse në komunën e Deçanit nuk ka asnjë rast të regjistruar me koronavirus, udhëheqësit komunal gjatë së hënës i kanë dalë në ndihmë stafit shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se stafin e QKMF-së, e kanë ndihmuar me pajisje mbrojtëse mjekësore, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Ramosjat, pa ndërhyrje:

Sot, Komuna e Deçanit përsëri furnizoi QKMF-në

“Adem Ukehaxhaj” -Deçan, me 100 palë rroba mbrojtëse shumë përdorimëshe, komplet me dorëza dhe maska mbrojtëse, si dhe një aparat dezinfektues për dezinfektim të duarve për pacientë dhe personel.

Falenderim të veçantë për të gjithë personelin mjekësorë!

Bashkë do të dalim fitues!

#RriNëShpi.