Komshic mesazh ‘shërbëtorit’ të Vuçiqit: Kosova është shtet i pavarur dhe pikë

Kur bëhet fjala për shtetin e Kosovës, tre anëtarët e presidencës së Bosnjë e Hercegovinës kanë mendime jo të përbashkëta.

Milorad Dodik, i cili njihet ndryshe si “Ciceroni” apo “shërbëtori” i presidentit serb Aleksandar Vucic, është njëri prej kundërshtarëve më të zëshëm në Ballkan kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj.

Por, ndryshe mendojnë dy anëtarët tjetër të presidencës boshnjake, kroati Zhelko Komsic dhe boshnjaku Sefik Dzaferovic janë pro njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kroati Komsic i ka dërguar një mesazh të qartë sot Dodikut dhe serbëve, ku ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se një çështje e tillë s’ka pse diskutohet.

“Kosova është një shtet i pavarur. Ky është fillimi dhe fundi i rrëfimit”, ka thënë Komsic.

Komsic ka shtuar tutje se nuk po mundet të jetoj duke i bërë kosovarët armiq të boshnjakëve, pasi ata nuk janë dhe se duhet pranuar realiteti që Kosova është e pavarur.

Ai ka deklaruar se duhet që Bosnja dhe Kosova të punojnë bashkë.