Kompromiset që Kim ka bërë për Kanye!

Martesa kërkon punë, dhe Kim Kardashian e ka mësuar mirë këtë.

Gjatë vizitës së saj në emisionin “The real”, themeluesja e “KKW Beauty” foli për kompromiset që ka bërë për bashkëshortin prej 5 vitesh, Kanye West.

“Fëmijët po rriten. Ai është bërë më i kujdesshëm për çfarë mbajmë në shtëpi. Kemi hequr televizorin te dhoma e fëmijëve, e make up-in nga ajo e North. Ai ka patur besimin e të qënurit më tepër strikt si baba,” shprehet ylli i reality show.

Ndërkohë Kim tregon se ajo ka pranuar shumë gjëra që Kanye bën që asaj nuk i pëlqejnë, por reperi ka vepruar njësoj me të.

“Unë gjithmonë do të jem unë. E kemi kaluar këtë diskutim e zënkë. Në fund të fundit mendoj se kjo është martesa. Ai do të bëjë gjëra për të cilat unë nuk jam dakort, por do e mbështes. Dhe e anasjellta,” vazhdon ajo.

loading…