Kompensimet e gjyqësorit: Shteti humb qindra mijëra euro në vit

Paratë që po ia kërkon shteti që një vjet, nuk ka shpresë që do t’i marr shpejt.

Për qëndrimin në burg pa faj, Gazmend Laknes, lënda i ka mbetur në Gjykatës e Apelit pasi ankesës së tij për vendimin që të kompensohet veç me shumë se 100 mijë euro.

Si ky, në listën e refuzim të vendimit kompensim janë edhe të 23 persona. Shifra e parave të refuzuara sipas të dhënave të Këshillit Gjyqesor të Kosovës është 148 mijë e 380 euro.

E, e shkurtë nuk është as lista e qytetarëve që janë në pritje që të marrin paratë për padrejtësinë që besojnë që iu bë.

Kësaj liste të vitit të kaluar mund t’i shtohet edhe një emër i ri. I fundit që paralajmëroi të kërkoi para për qëndrim në burg, sipas vendimit të Supremes, është Naser Pajazitaj.

Këtë punë tashmë e kanë përfunduar 104 qytetarë që në total do të marrin nga kuleta e shteti 251 mijë euro.

Pak më shumë se kaq morën 7 qytetarë nga buxheti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me vendim gjyqësor.

Kjo listë mbase do të ishte më e gjatë nëse do të aprovoheshin kërkesa e mëdha që kanë qytetarët për kompensim.

Sipas këshilltarit ligjor, Anton Ndrecaj, kërkesa e qytetarëve për kompensim është e madhe, kohët e fundit. E më së shumti para po thuhet se marrin paditë civile.

Sipas Ndrecaj, qytetarët me patjetër duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kompensim ashtu si edhe gjyqtarët të ushtrojnë detyrën e tyre më përgjegjësi për dënim që shqiptojnë.