Kompany largohet nga City pas 11 vitesh

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka konfirmuar se do të largohet nga Mancheser City.

Kompany ka luajtur lojën e fundit të tij me Manchester Cityn gjatë fitores së të shtunës ndaj Watfordit për FA Cup.

Mbrojtësi ka vendosur të largohet nga klubi pas 11 vitesh, ku me Cityn ka fituar katër herë Premierë Ligën, dy FA Cups, katër League Cups e dy Community Shields.

Kompany do të vazhdoj karrierën e tij si lojtar/menaxher për klubin e Anderlechtit, i cili ishte klubi i parë i tij, e ku sipas tij “ai ka lindur si lojtarë” pasi ka qenë pjesë e këtij klubi që nga mosha 6 vjeçare.

Për Cityn, Vincente ka luajtur 360 herë ndërsa ka shënuar 20 gola.