Kompania Regjionale “Pastrimi” ka njoftuar se pas shpalljes së pandemisë nga Qeveria e Kosovës për për masat kundër përhapjes së koronavirusit, do të liroj nga puna 60 vjeçarët, nënat vetushqyese dhe njërin prind.
Po ashtu Kompania ka bërë edhe furnizimin me pajisje hixhienike-dezinfektuese dhe maska mbrojtëse për gjithë punëtorët.
“Bazuar ne Vendimin e Qeverisë se Republikes se Kosovës Nr. 01/07 te dt. 11.03.2020 pas shpalljes se Pandemisë nga Qeveria e Kosovë për masat kundër përhapjes së koronavirusit në të gjithë vendin Komopania “Pastrimi”, SH.A ka filluar zbatimin e tyre si ne vijim:
– Te punësuarit pranë KRM “Pastrimi”, Prishtinë që I përkasin moshës 60 vjeqare nuk janë te obliguar vetëm nëse te përmendurit ndihen te rrezikuar lirohen nga puna
– Nënat vetëushqyese, njëri prind si dhe shtatëzënat lirohet përkohësisht deri me dt. 27.03.2020 nga puna, për shkak te masave parandaluese për Korona Virusin.
– Nënat vetushqyese të prezentojnë dëshminë që vërteton se është nënë vetushqyese për lirimin gjatë kësaj periudhe
– Njëri prind obligohet që të sjellë vërtetimin që është në marrdhënie pune dhe nuk është I liruar gjatë kësaj periudhe nga puna.
Po ashtu Kompania ka bërë edhe furnizimin me pajisje hixhienike-dezinfektuese dhe maska mbrojtëse për gjithë punëtorët në shtatë Njësite Operuese ku kryen shërbim, e sidomos për ekipet e terenit të cilët kanë kontakt të drejtëpërdrejt me mbeturina e që vazhdimisht kujdesën për ambientin tonë dhe parandalimin e ndonjë epidemie tjetër”, thuhet në njoftim.






