Komisionin për Legjislacion ia nis Kuvendit Projektligjin për Byronë, Basha: Uroj të gëzohet edhe opozita

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i cili është edhe pjesë e Komisionit për Legjislacion ka njoftuar se e kanë miratuar Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ia kanë dërguar Kuvendit për miratim në lexim të dytë.

Basha ka shfrytëzuar rastin për të thumbuar edhe opozitën duke thënë se uron që lajmi i miratimit të Projektligjit për Byronë t’i gëzojë ata dhe skeptikët që dyshonin se do të adresoheshin rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Shkrimi i plotë:

Sapo miratuam në Komisionin për Legjislacion Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ia dërguam në seancë për miratim në lexim të dytë!

Jam shumë i kënaqur që kam qenë pjesë e grupit punues ku kemi adresuar të gjitha rekomandimet e të Venecias, dhe aprovimi i tyre na jep gëzon që edhe ky ligj po bëhet në harmoni të plotë me standardet më të larta evropiane. Kjo uroj ti gëzon edhe opozitën dhe të gjithë skeptikët tjerë që dyshonin në adresimin e komenteve të Komisionit të Venecias!

Një falenderim i veçantë shkon për kontributin e shoqërisë civile, ambasadave dhe përfaqësuesëve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Uroj që në janar Kuvendi ta miratoj këtë projektligj dhe ta jetësojmë Agjencinë e shumëpritur që synon konfiskimin e aseteve që ju takojnë qytetarëve!