Komisioni për Reformën Zgjedhore i largon mediat, diskuton me përfaqësues nga ambasada amerikane dhe OSBE-ja

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë ka mbajtur mbledhjen e radhës pa praninë e mediave.

Fillimisht, gazetarët janë lejuar të marrin pamje ndërsa me kërkesë të kryetarit të këtij Komisioni, Abelard Tahiri, u është kërkuar ta lëshojnë mbledhjen.

Të pranishëm pos partive politike, ishin edhe përfaqësues nga ambasada amerikane dhe OSBE-së./EO