Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së: S’kemi informacione që Hoti kërkoi shkarkimin e shefit të Inteligjencës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka kërkuar nga shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi që të liroj detyrën e tij.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit nuk janë dhënë detaje shtesë për këtë çështje.

E për këtë veprim të Hotit nuk janë në dijeni as në Komisionin për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kryetari i këtij komisioni nga PDK, Fatmir Xhelili ka thënë për Telegrafin se nuk kanë informacione.

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni kryeministrit. Ne si komision nuk kemi informacione”, tha shkurt Xhelili.

Kujtojmë se së fundi Kreshnik Gashi, ishte ftuar nga Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së të raportojë në lidhje me raportimet se inspektorë të AKI-së kanë tentuar të marrin disa dokumente konfidenciale nga kasaforta e Presidencës së Kosovës.