Komisioni

Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën

Me shtatë vota për dhe dy abstenime, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze.

Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe Propozimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i cili paraqiti raportin e amandamentit të propozuar për noteri.

“Kemi marr parasysh gjitha projektet ka qenë punë e mirë, një propozim e kemi me një regjistër te noterëve rezervë ku me automatizëm  hyjnë në funksion, e për afate ka mbetur koordinimi me deputet tjerë”, tha Basha./ EO