Komisioni për Buxhet ratifikon dy marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore me Shqipërinë dhe Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të mallrave me Shqipërinë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se dy marrëveshjet thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.

Megjithëse i dhanë mbështetje në parim, deputetët opozitarë ngritën paqartësi për teknike për marrëveshjen për sigurime shoqërore me Shqipërinë.

Madje deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e konsideroi të papërgatitur për këtë temë ministrin Murati. /KP