Komisioni për Buxhet i përgjigjet Kushtetueses për vendimin për pagesën e rrymës në veri

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar rekomandimin e deputetes Jeta Statovci, që t’i dërgohet përgjigje Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me vendimin për pagesën e rrymës nga ana e Qeverisë për qytetarët në veri.

E kundër kësaj ishin deputetët e partive opozitare.

Deputetja e VV-së, Jeta Statovci, tha se përgjigjet trajtojnë tri aspekte të ndryshme.

“Përgjigjet trajtojnë tri aspektet e ngritura fillimisht nëse kjo çështje është dashtë të trajtohet nga ne”.

Nga PDK-ja Mërgim Lushtaku, tha se rekomandimet e Kuvendit kanë prodhuar pasojë juridike.

“Rekomandimet e Kuvendit, kanë prodhuar pasoja juridike dhe për këtë arsyeje Gjykatë Kushtetuese është drejtuar Kuvendit se a janë shterur procedurat ligjore për marrjen e këtij vendimi. Për pagesën e rrymës në veri shihet qartë se nuk është proceduar në të gjitha komisionet”.

“Na si opozitë kemi parë që jena të pafuqishëm në seancë, kur është marr vendimi a ka pas diskutimi apo jo, dhe si Komision e dimë që nuk ka pasur dhe ne duhet të jemi real”, tha Lushtaku.Mirëpo, me këtë nuk po pajtohet deputeti i VV-së Eman Rrahmani pasi që tha se nuk i takon këtij Komisioni që ta trajtojë këtë çështje.Edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj thotë se kanë hyrë në punë që nuk ju takojnë.

“Ne nuk e kemi trajtuar, ne si kuvend kemi hyrë aty ku s’duhet mirëpo është gjykata kushtetuese që merr vendim”.

Të njëjtin mendim ka edhe deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, se nuk ju takon të komentojnë përgjigjen e KOSTT-it drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Kush jemi të japim përgjigje dhe të vlerësojmë përgjigjen e KOSTT-it që i ka dhënë Gjykatës Kushtetuese”.Pagesa e rrymës në veri, Hoti tha se është problem i pazgjidhur.