Kometa më e madhe e parë ndonjëherë po afrohet drejt Tokës me 22,000 milje në orë

Një kometë me një bërthamë 50 herë më të madhe se normalja po shkon drejt Tokës me 22,000 milje në orë.

Teleskopi Hubble i NASA-s ka përcaktuar se bërthama e akullt e kometës ka një masë prej rreth 500 trilion tonë dhe është 85 milje (137 km) e gjerë – më e madhe se shteti amerikan i Rhode Island.

Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk do të afrohet më shumë se 1 miliard milje larg nga Dielli dhe kjo nuk do të ndodhë deri në vitin 2031.

Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 2010, por vetëm tani Hubble ka konfirmuar ekzistencën e saj. Dhe është më e madhe se çdo kometë e parë ndonjëherë nga astronomët më parë.

“Gjithmonë kemi dyshuar se kjo kometë duhet të jetë e madhe, sepse është kaq e ndritshme në një distancë kaq të madhe”, tha David Jewitt, një profesor i shkencës planetare dhe astronomisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA). “Tani ne e konfirmojmë se është.”

NASA e ka quajtur topin e akullt Bernardinelli-Bernstein pas zbulimit të tij nga astronomët Pedro Bernardinelli dhe Gary Bernstein. Ata e panë atë për herë të parë ndërsa punonin në Observatorin Ndër-Amerikan të Cerro Tololo në Kili mbi një dekadë më parë, kur ishte 3 miliardë milje nga Dielli.

Kometat përshkruhen nga NASA si “blloqe Lego” të akullta, të mbetura që nga ditët e para të ndërtimit të planetit.

Kometa Bernardinelli-Bernstein ka ndjekur një orbitë eliptike 3 milionë vjeçare, duke e çuar atë larg nga Dielli afërsisht gjysmë viti dritë. Kometa tani është më pak se dy miliardë milje nga Dielli, duke rënë pothuajse pingul me rrafshin e Sistemit tonë Diellor.