Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar pasi 151 minatorë të Trepçës ishin ndëshkuar nga menaxhmenti i kombinatit që mbajtën grevë për mos daljen e pagave të korrikut.
Haxhiu me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se minatorët nuk ka arritur që t’i nënshtroj Serbia dhe sipas tij nuk mund t’i nënshtroj as menaxhmenti i emëruar nga Qeveria “Zdravo”.
Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve. Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë. Kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit. Minatorët nuk ka arritur me i nënshtruar as Serbia dhe nuk mund t’i nënshtroj as menaxhmenti i emëruar nga Qeveria ‘Zdravo’”, shkruan Haxhiu.







