Kombëtarja U17

Kombëtarja e Kosovës U17 ka mbërritur sot në Zagreb

Kombëtarja e Kosovës U17 ka mbërritur sot pasdite në Zagreb, ku do të marrë pjesë në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024″.

Gjatë qëndrimit prej 10 ditësh në kryeqytetin kroat, Dardanët e drejtuar nga Arbnor Morina, do të zhvillojnë tri ndeshje në kuadër të Grupit 9, ku bëjnë pjesë edhe Kroacia, Anglia dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë të premten, në stadiumin ‘Branko Čavlović-Čavlek”, me fillim në orën 13:00.

Në ndeshjen e dytë, më 6 nëntor, Dardanët do të ballafaqohen me Kombëtaren e Anglisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin ‘Ivan Laljak-Ivić’ në orën 12:00, derisa në ndeshjen e fundit, më 9 nëntor, Kosova do të përballet me Ishujt Faroe.

Kjo ndeshje gjithashtu do të zhvillohet në stadiumin “Ivan Laljak-Ivić”, në orën 13:00.

Lista e futbollistëve:

1. Almir Sinanaj – Grasshopper Club Zurich

2. Sebastian Paloka – KV Oostende

3. Engjell Krasniqi – Borussia Monchengladbach

4. Edmir Dakaj – FC Thun

5. Fation Haxhiu – FC Honka

6. Ron Isa – BSC Young Boys

7. Leonit Ismajli – DJK Ingolstadt

8. Dijar Haziri – FC Basel

9. Art Morina – KF Ramiz Sadiku

10. Reis Paci – KF Ramiz Sadiku

11. Skifter Mustafa – QS Prishtina

12. Leart Salihu – Servette FC

13. Hektor Krasniqi – FAC Wien

14. Arif Zeneli – Moss FK

15. Diar Rexhepi – VfB Stuttgart

16. Leotrim Jerliu – Tennis Borussia Berlin

17. Leart Bekolli – FC Twente

18. Edor Hajdini – TPS Akademia Turku

19. Floni Selimi – Hallescher FC

20. Dior Ilazi – FC Winterthur