Pas vrasjes së dyfishtë në Klinë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe komandanti rajonal i Policisë së Kosovës në Pejë, Shaban Shala.

Ai ka konfirmuar se janë dy viktima të moshës rreth 19, 20-22 vjeçare, kurse është arrestuari i dyshuari i moshës rreth 21 vjeçare, raporton Ballkani.info.

Shala ka thënë se viktima e parë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, në një lokal në qendër të Klinës, kurse viktima e dytë gjatë rrugës për në Spitalin e Pejës.

Ai po ashtu tha se dorasi kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar shpejt.

Shala po ashtu ka thënë se ende nuk dihen motivet e vrasjes, por se është duke u punuar që të zbardhet ky rast i rëndë.

Deri më tash mësohet se viktimat janë nga fshati Jashanicë e Klinës dhe janë familjar ndërmjet veti, kurse i dyshuari për vrasje është Adrian Hoti po ashtu nga Jashanica. /Ballkani.info/