Komandanti i Njësisë Speciale: Tri herë u infektova me koronavirus, luftova për jetë

Amir Gërguri, komandant në Njësinë Speciale të Kosovës ka thënë se edhe para se të paraqiteshin rastet e para me COVID-19, Policia kishte kryer përgatitjet e duhura për menaxhimin e situatës. Ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 tri herë.

Ai ka thënë se personalisht ka pasur njohuri lidhur me virusin, pasi kishte lexuar në vazhdimësi rreth pandemisë.

Sipas Gërgurit, ndryshimi i masave çdo ditë në kohën kur u shfaqen rastet e para me koronavirus, ishte sfidë për Policinë.

Në aspektin ligjor Policia është e mbuluar shumë mirë. Ne i kemi ligjet për menaxhimin e emergjencave shëndetësore, por kjo situatë nuk ka shans të menaxhohet vetëm me Policinë sepse puna në terren kërkon bashkëpunim me të gjithë madje edhe me qytetarët. E keqja e kësaj ka qenë sepse edhe policët kanë qenë të prekur me koronavirus. Ka pasur një varg sfidash”, ka thënë ai.