KFOR

Komandanti i KFOR-it takon Escobarin, flasin për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takim emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se palët kanë shkëmbyer mendime mbi një numër të ndryshëm temash që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe me stabilitetin rajonal.

Tutje, bëhet e ditur se i pari i KFOR-it, ka ripohuar “ përkushtimin e palëkundur për të ofruar kornizën e sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; dhe ai përshëndeti kontributin e gjatë të SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.