Lorenzo D’ADDARIO

Komandanti i KFOR-it i shkruan ministrit Berisha: E di që dje humbet një shok të luftës, ngushëllime!

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka pranuar telegram ngushllimi për rënien në krye të detyrës së bashkëluftëtarit të luftës për liri, pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, nga Komandanti i KFOR-it në Kosovës Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

“Falënderoj Gjeneral Majorin D’Addario, për telegramin dhe i shpreh konsideratën time dhe të bashkëluftëtarëve të Heroit Izet Demaj”, ka shkruar Berisha.

Më poshtë, e gjeni tekstin e telegramit të Gjeneral major D’Addario të përkthyer në gjuhën shqipe:

Gjeneral Major Lorenzo D’ADDARIO

KOMANDANT I KFOR-it

28 Dhjetor 2018

I nderuar Zotëri,

Jemi informuar që ju keni humbur një shok të luftës dhe një oficer të besuar të policisë, dje, gjatë shkëmbimit të zjarrit në një Bankë në Istog.

Është vërtetë pikëlluese, dhe do të dëshiroja të ju ofroj ngushëllimet e mia dhe të të gjithë Ekipeve të KFOR-it për familjen e policit që ishte në shërbim, dhe ndajmë me ju këto momente pikëllimi.

Lorenzo D’Addario