Komandant ‘Kobra’: Serbia kishte futur 25 femra për të identifikuar shtabin tonë në Koshare

Naser Vllasi, ish-komandanti i njësisë ‘Kobra’ të UÇK’së, sonte në Debat Plus është duke folur rreth luftës së Koshares të para 20 viteve.

Ai duke folur për rolin e tij, zbuloi se Serbia ua kishte futur 25 femra për të identifikuar shtabin e tyre të UÇK’së.

‘’25 femra i kishte futur Shërbimi shtetëror i Serbisë, për të na identifikuar se kush ishte shtabi ligjor i Ministrisë’’, tha Vllasi.

Ndërsa ai ka folur edhe për vrasjen e Ahmet Krasniqit, për çka thotë se ishte lajm tronditës.