Kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje (FOTO)

Qytetarët po vazhdojnë të përballen me pritje dhe kolona të gjata nëpër pikat kufitare të vendit.

Sipas statistikave të fundit që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shihet se fluksi më i madh është te Dheu i Bardhë.

Në këtë pikë kufitare, në dalje kolona ka arritur deri në 100 metra.

Në hyrje pritjet po zgjasin 5 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje deri në 40 minuta.

Edhe në hyrje të Jarinjes, ka fluks të veturave, pritja për të hyrë po zgjat deri në 40 minuta.

Sipas statistikave, në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet janë normale dhe nuk ka vonesa më shumë se 10 minuta.

loading…