Kolona të gjata në Merdare, kjo është pritja në pikat tjera kufitare

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet nëpër kufijtë e Kosovës me Serbinë.

Bashkatdhetarët janë duke u përballur edhe më tutje me pritje e kolona të gjata nëpër kufijtë e Kosovës me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sapo ka publikuar statistikat e fundit të fluksit nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas këtyre statistikave, kolona më e madhe është në dalje të Kosovës në Merdare.Qytetarët janë duke pritur mbi dy orë, saktësisht 130 minuta dhe kolona ka arritur deri në 600 metra.

Ndërkaq në hyrje të Kosovës në Merdare qytetarët janë duke pritur maksimumi 30 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nëpër të gjitha pikat tjera kufitare pritja është në suaza të normales dhe nuk është më shumë se 20 minuta.

loading…