Nëpër pikat kufitare të shtetit serb po vazhdojnë pritjet e gjata nëpër kolona.
Edhe pse shumica e automjeteve janë të destinuara për në Kosovë, doganierët serb vazhdojnë të bëjnë kontrolle të detajuara të veturave dhe vonesa të paarsyeshme.
Shumica e mërgimtarëve kosovar, kanë deklaruar ditë më parë se janë detyruar të paguajnë ndonjë ‘bakshish’ për doganierët, në mënyrë që të mos presin gjatë në kolonë, përcjell Ballkani.info.
Në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet kolona e gjatë në kufirin Kroaci-Serbi.
Lexuesi ka thënë se kolona është bërë mbi një kilometër e gjatë. /Ballkani.info

loading…







