Sead Kolasinac është lajmëruar për herë të parë pas incidentit të ditës së djeshme, ku ishin të përfshirë ai dhe shoku i skuadrës, Mesut Ozil.

Mbrojtësi boshnjak dhe bashkëlojtari i tij gjerman, Ozil, ishin cak i një tentim grabitje në Londër gjatë ditës së djeshme (e enjte).

Grabitësit tentuan të vidhnin makinën e Mesut Ozil, por ishte ndërhyrja e mbrojtësi boshnjak që pamundësoi një gjë të tillë.

Boshnjaku është duke u konsideruar një hero i madh pas konfrontimit me hajdutët.

Ende pa kaluar 24 orë nga ai incident, Kolasinac ka publikuar një fotografi me Mesut Ozil në rrjetet sociale.