Shërbimi Informativ i Mbrojtjes së Ukrainës (DIU) raportoi se Rusia ka filluar të përdorë ushtarë të Koresë së Veriut në operacionet sulmuese në rajonin e Kurskut, veçanërisht si pjesë e njësive të kombinuara detare dhe ajrore.
DIU tha se ushtarët e Koresë së Veriut hapën “zjarr miqësor dhe vranë tetë kadirovë”, emërtimi i trupave çeçene besnike të liderit të vendit, Ramzan Kadyrov, shkruan Ballkani.info.
Russian paramilitary soldiers killed in friendly fire attack by North Koreans after enlisting DPRK help https://t.co/KncP3qpoiS pic.twitter.com/8ntsWWfwUo
— New York Post (@nypost) December 16, 2024
Trupat e Koresë së Veriut pësuan humbje si rezultat i një sulmi të suksesshëm nga forcat e mbrojtjes ukrainase. Konkretisht, ukrainasit goditën me dronë ushtarët e Kim Jong Un në një nga pozicionet e tyre në rajonin e Kurskut.
Agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase gjithashtu pretendon se të paktën 30 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë. Rusia as i ka konfirmuar dhe as mohuar akuzat, ndërsa Pheniani ka thënë se raportet e trupave të Koresë së Veriut janë të rreme.
Reuters raporton se Kievi vlerëson se rreth 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut po luftojnë në anën e Rusisë në rajonin e Kurskut.
Russian paramilitary soldiers killed in friendly fire attack by North Koreans after enlisting DPRK help https://t.co/ioYu0863zt
— Fox News (@FoxNews) December 16, 2024
“Në vendet ku ata janë vendosur, agresori ka futur një regjim të veçantë kundërzbulimi: për të lejuar hyrjen në zonat ku ndodhen njësitë e Koresë së Veriut, ushtarët dhe oficerët rusë kontrollohen nga FSB, telefonat dhe pajisjet e tjera të tyre janë konfiskuar”, pretendon Shërbimi inteligjent i Ukrainës.
Në procesin e vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në fushën e betejës, pengesa gjuhësore mbetet pengesa më e madhe për komandimin dhe koordinimin.
Për shkak të këtij problemi, sipas DIU-së, ushtarët e Koresë së Veriut hapën zjarr miqësor ndaj automjeteve të Batalionit Akhmat, duke vrarë tetë ushtarë të Kadyrovit.
Më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte prova se trupat e Koresë së Veriut ishin vendosur kundër forcave ukrainase në rajonin e Kurskut. /Ballkani.info/







