Kokëdhima: Kanabis është një bimë e bekuar nga Zoti

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka theksuar se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm.

Sipas tij bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, pasi ajo një bimë e bekuar nga Zoti.

Kokëdhima theksoi se kanabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve.

“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe. Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima në Abc