Kokaj i VV-së shprehet i gëzuar që ka marrë një ftesë për në Paris, ku i paguhen të gjitha shpenzimet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, është shprehur i gëzuar pasi që është ftuar në Konferencën në Paris për teknologjitë më të reja, ku do t’i ketë të paguara akomodimin, udhëtimin, ku shton “dhe të gjitha”,

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Koka shton se, ekspertiza, siç thotë ai “modeste” të cilën e ka arritur në lëmin e Femto Lasereve, ka qenë bazë për këtë ftesë të cilën deputeti i VV-së e ka marrë.

Tutje, ai shton se një lajm i dytë që ka marrë, ka qenë “rastësisht” një citim i ri për zbulimin e tij.

“Ftesa per Konference ne Paris, per teknologjite me te reja, duke ma paguar akomodimin, udhtimin dhe te gjitha.. eshte nje gezim tjeter qe dua ta ndaj me juve miq te nderuar. Ekspertiza modeste qe kam arrite ne lemine e Femto Lasereve, zbatimine tyre ne depozitimin e nanogrimacave, per struktura per konvertime foto voltaike, eshte baze edhe per kete ftese. Pason ftesa, ku munde te shihen informacionet ne internet, per ata qe duan te marrin pjese ne kete konference. Rastesisht edhe nje citim i ri per kete zbulim timin, ishte lajmi i dyte qe mora”, ka thënë Koka. 

Postimi i plotë: LINKU