Kokainë në baterinë e makinës, arrestohet 46-vjeçari në Kakavijë

Policia ka sekuestruar 3,5 kg kokainë në pikën kufitare të Kakavijës.

Është arrestuar zotëruesi i lëndës narkotike, 46-vjeçari Selim Lazaj, nga Patosi.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të këtij shtetasi, policia konstatoi se në baterinë e automjetit ishin fsheur dy pako të mbështjella me natriban, me kokainë brenda.