Koha kur Vuçiqi e shtynte veturën bashk me kriminelin Sheshel VIDEO

Njihet tashmë e kaluara e Vuçiçit nën Millosheviçin, si njeri i tij, ish-ministër i Informacionit, apo thënë ndryshe i propagandës, në pushtetin e famëkeqit.

Por së fundi, është publikuar dhe një video e viteve të tij me një tjetër famëkeq, të dënuarin për krime lufte Vojisllav Sheshelj, njeriun që sot drejton Partinë Radikale Serbe, si një nacionalist i sëmurë e luftënxitës.

Shumë nga kundërshtarët e Vuçiçit ende dëshirojnë ta kujtojnë atë për marrëdhëniet e tij me një politikan të dënuar me 10 vjet për ‘krime lufte’ vitin e kaluar.

Eshtë një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy, të ftuar në një tubim politik, bllokohen nga bora në rrugë e detyrohen të shtyjnë një Audi 100 me të cilin udhëtonin.

Vucic ende nuk pranon të kërkojë falje për krimet serbe në Kosovë dhe vazhdon të mohojë spastrimin etnik qe ka ndodhur në këtë vend.