Koha kur Thaçi takohej me ish-presidentin egjiptian që vdiq dje në Gjykatë (FOTO)

Gjatë ditës së djeshme në Gjykatën e Lartë të Egjiptit në Kajro ka ndërrar jetë ish-presidenti, Muhamed Morsi.

Morsi ishte presidenti i parë demokratik i Egjiptit dhe njëri ndër anëtarët e grupit më të fuqishëm, ‘Vëllazëria Myslimane’, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se në vitin 2013 një delegacion nga Kosova në krye me ish-kryeministrin, Hashim Thaçi kishte qëndruar në një vizitë zyrtare në Kajro dhe ishte takur edhe me ish-presidentin Muhamed Morsi.

Thaçi, në atë kohë në cilësinë e Kryeministrit kishte marrë mbështjetje të plotë nga Morsi dhe Shteti i Egjiptit për njohjen e Republikës së Kosovës.

Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë asaj vizitë kishe takuar liderë të ndryshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC)/Ballkani.info/