Koha kur Tayna bënte “covera”

Sot, ajo është një nga reperet më të suksesshme të skenës.

Mirëpo vite më parë, Tayna ishte një emër ende i panjohur për publikun, teksa lidhjet e para me muzikën i pati përmes disa “cover”-ave të realizuar, e publikuar në YouTube.

Një prej tyre, rep-artistja e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke kujtuar veten e saj se si dukej në atë kohë.

Bëhet fjalë për një “cover” të realizuar në vitin 2014, ku Tayna aso kohe interpretonte “freestyle”.

View this post on Instagram

Edhe femnen un ta marr e kom fanse???

A post shared by Tayna (@tayna) on

“Koha fluturon, Tayna e vogël”, shkroi Tayna në rrjetet sociale, teksa ndau me ndjekësit këtë video.

E njëjta me kalimin e viteve ndryshoi shumë si në pamje, ashtu edhe në stil.

loading…