Koha kur Rama e Basha bënin të njëjtin premtim për Tiranën

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar këtë të dielë një premtim të bërë tetë vite më parë nga dy liderët kryesorë politikë të Shqipërisë.

Ishte koha kur Edi Rama dhe Lulzim Basha garonin përballë njëri- tjetrit për Bashkinë e Tiranës. Të dy premtonin se në Tiranë do të bënin një tramvaj që lidh pikat më të largëta të kryeqytetit me njëra- tjetrën. E teksa sot duket sikur rruga drejt Evropës është ende e largët, Tirana e ngarkuar me trafik marramendës është po aq larg së paturi një sistem transporti alternativ për qytetarët.

“Koha për memorie në vendin pa memorie! Janë 8 vjet harresë në vendin ku ngjarjet kujtohen vetëm 3 ditë, premtimet kujtohen vetëm 3 orë, llogaridhëniet zgjasin vetëm 3 minuta dhe ideja për t’i ndryshuar zgjat vetëm 3 sekonda”, shkruan ISP.

loading…