Koenigsegg me Mission 500 do të thyejë të gjitha barrierat e shpejtësisë, pasi arrin 500km/orë

Bugatti ishte i pari që theu rekordin barrierën e shpejtësisë me 482.8 kilometra në orë me Chiron Super Sport 300+ gjatë shtatorit të kaluar.

Edhe pse vetura e prodhimit në masë është e limituar në 440km/orë, konsumatorët mund t’i kërkojnë Bugattit heqjen e limitit.

Së bashku me Hennessy Venom F5 e Tuatara edhe Koenigsegg dëshiron të thyejë barrierën e +300 km/orë me modelin e saj Jesko, i cili ashtu sikurse Bugatti, arrin shpejtësinë prej 482.8 km/orë.

Sipas një raportimi të ri nga ‘The Supercar Blog’, Jesko mund të jetë edhe më i shpejtë se kaq, ndërsa Koenigsegg tashmë është duke punuar për një version i cili do të thyejë të gjitha rekordet e shpejtësisë.

Koenigsegg do të prezantojë veturën e quajtur Mission 500 në panairin e veturave në Gjenevë.

Koenigsegg Mission 500 do të arrijë shpejtësinë maksimale prej 500 kilometrash në orë.