Koeman e nis me fitore në mbrëmjen e Messit dhe Fatiti

Sezon i ri, Messi i vjetër – gjithçka lehtë për Barcelonën në sfidën e parë në La Liga që e mundi 4-0 Villarrealin.

Ronald Koeman e ka nisur me fitore të thellë aventurën në stolin e Barcelonës pasi në Camp Nou, katalunasit e mposhtën 4-0 Villarrealin.

Të gjithë golat u shënuan në 45 minutat e pjesës së parë, në një ndeshje ku u dalluan Lionel Messi dhe Ansu Fati.

17-vjeçari shënoi dy golat e parë, në minutat 15’ dhe 19’, derisa golin tjetër e shënoi nga pika e bardhë Lionel Messi, në minutën e 35’ – penallti që gjithashtu u nxor nga Ansu Fati.

Për 4-0 në fund të pjesës së parë, Torres e dërgoi topin në portën e gabuar, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.