Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Kodrën e Trimave, Prishtinë, në kuadër të fushatës zgjedhore. Ai deklaroi se “Prishtina, po rikthehet në bastion të LDK-së” dhe theksoi se përkushtimi i tij për kryeqytetin do të përfshijë një investim prej 1.5 miliardë eurosh.
Postimi: Kodra e Trimave! Prishtinë!
Kam parë çfarë kam parë – askund sikur sonte! Vranjevci foli! S’do të kishte kuptim fushata jonë pa Degën e Parë në këmbë! Por kështu, kaq zjarrtë, kemi kohë pa e parë! Prishtina, po rikthehet në bastion të LDK-së! 1.5 miliard euro për Kryeqytetin! Ky është zotimi ynë!







