Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kociancic ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Frederica Mogherini po udhëheqë negociata sekrete me presidentët e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Maja Kociajncic ka deklaruar se Qeveria e Kosovës para vazhdimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Beogradin duhet t’i heqë taksat ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Jemi fokusuar në marrëveshjen juridikisht të obligueshme e cila do t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe do të jetë e pranueshme për dyja palët, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe e pranueshme për komunitetin ndërkombëtar, ka thënë Maja Kocijancic.