Koci: Kosova duhet të jetë e përgatitur për çdo situatë

Avokati Arianit Koci ka thënë se Kosova duhet të jetë e përgatitur për çdo situatë pas zhvillimeve të fundit në veri.

Ai ka shtuar se zhveshja e uniformave të Policisë është akt i hapur për minimin e shtetësisë.

“Nëse i analizojmë skenarët e serbëve prej shpërbërjes së Jugosllavisë, sidomos në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci gjatë fillimit të 90-ave, që prej sot në Kosovë duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë. Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, e sidomos zhveshja e uniformave nga ana e udhëheqësve serb në veri të Kosovës, është akti i hapur për minimin e shtetësisë së Kosovës. Kur kësaj situate ia shtojmë luftën hibride Ruse, gjendja komplikohet skajshmërisht”, shkruan ai.