Maqedoni

Koalicioni shqiptar i Maqedonisë së Veriut akuzon pushtetin për strategji anti-amerikane

Koalicioni opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut VLEN, ka akuzuar pushtetin se ka shndërruar vendin në fole të strategjive anti-amerikane.

Pas futjes në listën e zezë amerikane të kompanisë nga vendi “Sajtroks Hollding” që kanë kryer sajber spiunazh të zyrtarëve amerikanë, opozita shqiptare thotë se qeveritarët që në vitin 2022 kanë ditur për veprimet e errëta të kompanisë, dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Nga VLEN thonë se këto skandale është e pa pranueshme të ndodhin në një vend anëtare të NATO-s që ka kryesuar edhe me OSBE-në, raporton alsat.mk.