Koalicioni opozitar në Komunën e Prishtinës, i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA dhe AKR, i ka marrë në drejtim Ndërmarrjet Publike të Kryeqytetit.
Kjo ka ndodhur sot, pas disa zhvillimeve të shpejta që kanë ndodhur në kryeqytet.
Ky koalicion, ka thirrë seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale të Prishtinës që ishin emëruar, zgjedhur nga Kuvendi Komunal
Shkarkimi i tyre u votua me shumicë votash, ashtu siç u votua edhe emërimi i anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike.







