Koalicioni AAK-PSD me tubim madhështor në Obiliq, palestra e stërmbushur VIDEO

Koalicioni AAK-PSD sot ka mbajtur një tubim në Obiliq.

Tubimi është mbajtur në palestrën Adem Jashari, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shumtë të AAK-së, PSD-së dhe nikoqiri, kryetari Xhafer Gashi.
Në këtë tubim ishte pjesëmarrës edhe Jeton Ramadani, djali i Heroit Agim Ramadani.

Ramadani foli në përkrahje të këtij koalicioni dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ndërsa Haradinaj shpalosi planet e tij për Obiliqin dhe Kosovën si dhe arritjet e deritashme.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë.

loading…