Vjen oferta marramendëse për Gareth Bale, që mund ta bëjë të dorëzohet për të pranuar largimin nga Real Madridi.

Sipas medieve angleze, Pekin Guoan, është gati ta bëjë uellsianin lojtarin më të paguar në historinë e futbollit kinez.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i shtoi përpjekjet e tij për të detyruar Bale të largohet, teksa u shpreh se sa më shpejt që 30-vjeçari të gjejë një destinacion të ri, aq më mirë është.

Pekin Guan mësohet se i ofron një pagë prej 500 000 paundësh në javë. Lojtari më i paguar në elitën e futbollit kinez aktualisht është Ezequiel Lavezzi, mendohet se përfiton po 500.000 në javë në Hebei China Fortune.

Guan po investon shuma të mëdha për të rritur nivelin e skuadrës dhe kjo u pa qartë që në janar, kur shpenzoi 35 milionë paundë për të nënshkruar me Cedric Bakambu të Villarrealit.