Klubi brazilian konteston rekordin e Messit

Skuadra braziliane e futbollit, Santosi, është duke diskutuar lidhur me rekordin e ri të vendosur nga Lionel Messi për gola të shënuar në një klub të vetëm.

Zyrtarë nga Santosi po pretendojnë që Messi nuk e ka thyer rekordin e Peles, për arsye se futbollistit legjendar nuk i janë llogaritur edhe golat e shënuar në ndeshje miqësore, shkruan goal.com

644 golat e shënuar nga Messi u cilësuan si arritje e madhe duke u cilësuar si rekord botëror, ndërsa ish-ekipi i Peles thotë se rekordi i mbetet akoma atyre, pasi Pele gjithsej në çdo ndeshje futbolli ka shënuar 1091 gola.

“448 golat që ata po përpiqen t’ heqin sot u shënuan kundër klubeve më të mira nga ato sezone. Pele shënoi nëntë gola kundër secilit nga Club America (Meksikë) dhe Colo Colo (Kili). Ai gjithashtu kaloi Inter Milanin, një nga klubet më të mira evropiane në 1960”, thuhet në një reagim zyrtar të Santosit.

“Argumenti i disa analistëve është se shumë prej këtyre 448 golave ​​të shënuar në ndeshjet miqësore ishin kundër kundërshtarëve të dobët, si ekipet e vogla ose ekipet rajonale. Edhe ashtu, ndeshjet luheshin me fanellë zyrtare me ligjet zyrtare të lojës dhe regjistroheshin zyrtarisht”, thuhet tutje.

Santosi ka bërë me dije se ndeshjet miqësore luheshin me miratimin e federatave rajonale dhe kombëtare dhe si të tilla, duhet llogaritur si ndeshje gjysme të rëndësishme.