Klopp: Xherdan Shaqiri nuk reagoi negativisht pasi që nuk e mora në Beograd

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se kosovari Xherdan Shaqiri nuk ka reaguar negativisht kur e ka njoftuar se nuk do të udhëtojë në Beograd me Livepoolin për t’u përballur me ekip serb, Crvena Zvezda.

Sipas tij, dëshira e vetme është që i gjithë fokusi të jetë në futboll, transmeton Ballkani.info.

Gjermani e la Shaqirin jashtë përbërjes në ndeshjen kundër Zvezdës, në mënyrë që t’i iket konotacionit të mundshëm politik dhe presionit të madh në tribuna.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është urryer vazhdimisht nga tifozët serbë, por kjo urrjetje u shtuar edhe më shumë kur ai festoi me shqiponjë në Botërorin e Rusisë pasi që shënoi golin e fitores për Zvicrën në ballafaqim me Serbinë.

Njëjtë kishte vepruar edhe kosovari tjetër, Granit Xhaka i cili pati shënuar po në atë ndeshje. /Ballkani.info/