Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e krahasoi kërcimin ajror të Sadio Mane me atë të Michael Jordan, ish basketbollistit të shquar të NBA.
Senegalezi realizoi dy gola me kokë, por mahniti me kërcimin në golin e dytë të të tijve, në fitoren 5-0 ndaj Huddersfield Town, në Premier League, të premten.
Mane ka 20 gola në këtë sezon, më shumë se kurrë në karrierën e tij. Ai renditet vetëm pas shokut të skuadrës, Mohamed Salah (21 gola), në listën për “Këpucën e Artë” të Premier League.
Klopp lavdëroi aftësitë e Mane në luftën ajrore, duke e krahasuar kërcimin e tij me atë të Michael Jordanit.
“Ai gjithnjë ka pasur aftësinë ta bëjë këtë. Sikurse e kemi parë këtë sezon, Mane mund të luajë me lehtësi edhe si “9”. Ju vetëm shikojeni se si është në luftën ajrore.
Nuk jam i sigurt nëse dikush kërcen aq lart, që nga “Air Jordan”. Goli i dytë është një mrekulli në këtë drejtim. Duket sikur ai qëndron në ajër dhe pastaj e godet topin fare i ftohtë. Ne jemi aty ku jemi, sepse lojtarët janë aq të mirë sa janë”.
https://streamable.com/w3le5







