Klopp jep lajmin e keq për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri nuk do të ketë mundësi të luajë në këtë ndeshje e as të jetë në stol, pasi që ai ende nuk është kthyer në stërvitje, shkaku i një lëndimi që e ka mbajtur që një kohë jashtë skuadrës së Kloppit.

 “Duhet se, përveç Shaqirin, Clyne dhe Glatzel, të gjithë lojtarët janë stërvitur”, ka thënë Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes të së shtunës.

Shaqiri ka luajtur në vetëm dhjetë ndeshje gjatë këtij sezoni 2019/20 dhe ka kontribuar me një gol.